‘Tërbohen’ ukrainaset, u ngrejnë moralin ushtarëve në front me foto lakuriq

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.08.2022, 16:11

Telegram përdoret nga shumë ukrainas për të mbledhur të ardhura të cilat më pas shkojnë në ndihmë të ushtrisë për të përballuar agresionin rus, teksa disa vajza ukrainase kanë gjetur një tjetër mënyrë për të mbështetur ushtarët në vijën e parë të frontit, shkruan The Sunday Times.

Fotot provokuese janë parë si mënyra e fundit për të suportuar djemtë që luftojnë kundër pushtuesit rus.

“Një shok i imi ushtar po bënte shaka një ditë dhe më tha se përse vajzat nuk i inkurajojnë ushtarët duke u dërguar foto nudo, pasi kjo vërtetë do tu ngrinte moralin. Ai bëri shaka por mendova pse të mos e bënim vërtetë?”, tha Anna Rymarenko, një psikologe 39-vjeçare nga Kievi që krijoi kanalin në mars së bashku me shoqen e saj Dariia Pavlovska.

Sipas Sj, në një kohë kur lufta mpiu çdo dëshirë tjetër, seksualiteti dhe dashuria janë pjesë e rëndësishme e çdo njeriu, dhe se hapja e një kanali të tillë është bërë pikërisht me qëllimin e ndihmës për njerëzit që të rifitojnë këto ndjenja.

Kanali është quajtur “Kartolina për kotelet tona”, ndërkohë që kotele është një pseudonim popullor për ushtarët ukrainas që nga viti 2014, ndërsa pjesa “Kartolinë” është zgjedhur për të pasqyruar synimin e tyre që imazhet të shoqëroheshin me mesazhe mbështetëse.

Rregullat ishin të qarta: Pranohen pamje të të gjitha përmasave apo formave, për sa kohë që përmbajtja nuk ishte pornografike.

“Kartolinat për Kotelet tona” tani kanë më shumë se 4000 abonentë dhe nga 20 deri në 100 imazhe erotike ngarkohen çdo ditë.

Rreth 60 për qind janë nga femrat, ndërsa pjesa tjetër nga meshkujt.

Disa imazhe janë grafike me foto lakuriq apo topless, ndërsa disa të tjera janë të krijuara me përmbajtje të hollë erotike duke i lënë më shumë imagjinatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit