EKSKLUZIVE/ Thellohet bilanci! Bashkë me gruan në New York vdes edhe aktori shqiptar, u hodhën nga kati i 6

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.08.2022, 22:40

Është rënduar bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur së fundmi në New York. Mësohet se i vdekur ka mbetur edhe shqiptari, Florind Belliu. Ai është hedhur pas bashkëshortes së tij dhe ka vdekur në vend gjithashtu.

Çifti kanë lënë pas dy fëmijë të vegjël, ndërsa mësohet se janë hedhur nga kati i gjashtë. Burime për JOQ, bëjnë me dije se Florindi kishte probleme të shëndetit mendor ditët e fundit.

Florindi ishte 35 vjeç, ndërsa Ornela 28. Ajo që e bën edhe më shokuese ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë.

Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit. Ky i fundit ka qenë aktor në Shqipëri, para se të ikte në New York.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit