E pa duke folur me një të ftuar, dhëndri rreh për vdekje nusen në ditën e dasmës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2022, 19:03

Një dhëndër është dënuar me 18 vjet burg pasi ka vrarë gruan e tij në ditën e dasmës së tyre para mysafirëve të ftuar. Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç dhe më pas e hodhi trupin e saj në një luginë.

On their wedding day, a jealous groom murdered his new bride, receiving an  18-year prison sentence in Russia. | Nokia News

Ai i tha një gjykate në Novosibirsk, Rusi se nusja e tij e re po e tradhtonte. Dolgikh kishte një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja me të cilën ai po martohej besonte se ai kishte ndryshuar. Dëshmitarët e ftuar në dasmë thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte gruan e tij pasi u bë "xheloz" për komunikimin e saj me një mashkull tjetër në dasmën e tyre. Ai akuzoi gruan e tij të re për "sjellje të gabuar".

Russian groom Stepan Dolgikh sentenced for wedding-day murder of bride -  Bksfe

Ai filloi ta godasë me grusht dhe shkelma jashtë shtëpisë. Ai vazhdoi ta sulmonte brenda në shtëpi. Ai e kapi për flokësh, e goditi, e shtyu në rrugë, ku gjithashtu vazhdoi ta godiste trupin dhe kokën e saj. Kur ajo humbi jetën "ai e hodhi në një luginë aty pranë".

Russian bride is beaten to death by her husband 'in jealous rage' at their  wedding party | Daily Mail Online

Ngjarja ndodhi disa orë pasi çifti ishte martuar zyrtarisht. Të ftuarit e tjerë thuhet se ishin shumë të frikësuar për të ndërhyrë, por ata thirrën forcat e rendit. Dhëndri u ndalua në vendngjarje nga Garda Kombëtare Ruse. Pas arrestimit ai e pranoi plotësisht fajin por nuk u pendua.

Groom murders bride on wedding day in front of guests in Russia |  news.com.au — Australia's leading news site

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit