Kapen me drogë, arrestohen 7 persona në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2022, 17:49

Nëpunës policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë natës së kaluar (5/6 gusht) në intervalin kohor nga ora 23:00 deri më 03:00, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e f. Kamjan-Tetovë, ku janë arrestuar 7 persona.

Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe të automjeteve të tyre me të cilët ata kanë udhëtuar, “Wolkswagen golf” dhe “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “Bmw” me targa nacionale të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese.

Nga liria janë privuar E.T (22) nga f. Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22), E.K. (22), T.SH. (29) nga Tetova, A.K. (26) nga f. Kamjan-Tetovë dhe J.S. (18) nga Austria.

Shtatë personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të njëjtit do të parashtrohen kallëzime përkatëse për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, në pajtim me nenin 215 të Kodit Penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit