19-vjeçari bën vetëvrasje në Ferizaj, bie nga kati i 9-të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2022, 17:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj rreth orës 24:00 në rrugën “Sali Çeku”, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.

Burimet brenda QKUK-së njoftuan se i riu është sjellur pa shenja jete, përkundër ndihmës që ishte tentuar për t’i ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipa mjekësore e emergjencës në Ferizaj.

Siç raporton Sinjali, lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë kontaktuar me familjen e viktimës dhe të afërmit e tij, për të kuptuar më shumë për shkakun e vdekjes dhe motivin që detyrojë të riun për t’i dhënë fund jetës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit