Dimitrievski: Ndihem socialdemokrat, por LSDM nuk është më parti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2022, 11:56

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një emision televiziv ka treguar se LSDM nuk është më parti por kompani private.

Ai shtoi se ende ndihet si socialdemokrat, por fatkeqësisht nuk është në atë parti sepse e kanë marrë vendim unanim dhe e kanë përjashtuar nga partia.

“Procedura nuk ka përfunduar, por kanë marrë vendim sepse nuk është parti por është kompani private”. Funksionon si shoqëri aksionare, i mbajnë pozitat”, thotë Dimitrievski.

Dimitrievski vazhdimisht ka kritikuar sjelljet dhe vendimet e partisë në pushtet LSDM, duke qenë edhe njëri ndër politikanët më të zëshëm që kunërshtonte edhe miratimin e propozimit francez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit