Pak ditë më parë, JOQ Albania publikoi lajmin tragjik se një i ri kishte humbur jetën në Kroaci. Ai ra nga një lartësi prej 20 metrash, pasi punonte në ndërtim. Ndërkohë, familja e tij dhe të afërmit kanë hapur një gofundme, për të mbledhur para që trupi i tij të prehet në Shqipëri.
Ronaldo, një djalë 21-vjeçar nga fshati Çipan i rrethit të Devollit, u nis drejt Kroacisë për të ndihmuar familjen e tij dhe për një jetë më të mirë. Me një baba të paralizuar prej 15 vitesh dhe një nëne të pamundur për të punuar, e vetmja përkrahje për ta ishte Ronaldo.
Klikoni linkun për të kontribuar:
Postimi i familjarëve:
Une nuk e njoh Ronaldon por njoh familjen e tij . Nuk kisha si ta merrja vesh kete tragjedi nqs kusherira ime Deshira Xheko nuk do me kish treguar dhe lutur per te bere te mundur kthimin e tij ne atdhe Ronaldo nje djale 21 vjecar nga fshati Çipan i rrethit te Devollit i cili u nis drejt Kroacise per te ndihmuar familjen e tij dhe per nje jete me te mire . Me nje baba te paralizuar prej 15 vitesh dhe nje nene te pamundur per te punuar dhe nje varferi ekstrme ne kasollen e tyre e vetmja perkrahje reze drite per ta ishte Ronaldo . Por fati nuk ishte ne anen e Ronaldos dhe familjes se tij . Prej nje lartesi 20 meter Ronaldo rrezohet duke humbur jeten . Trupi i tij ndodhet ne Kroaci . I lutemi te gjith shqiptave te vendosin doren ne zemr . Te ndihmojme familjen dhe nenen e tij te perqafoje per here te fundit Ronaldon . Kushtet e veshtira ekonomike e ndalojne familjen qe te ndjeke ceshtjen e tij per te gjetur te verteten. Lutem me sa kemi mundesi Te ndihmojme financiarisht gjithe se bashku . Te gjithe bashke mund te bejme te mundur kthimin e tij prane nenes e cila te kete nje varr qe ti vendose lule