Zbulohen pagat te Bayerni i Mynihut, Mane lë pas kapitenët gjermanë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 18:33

Në një emision sportiv në Gjermani janë zbuluar pagat e lojtarëve të klubit të Bayernit të Mynihut.

Pas largimit të Robert Lewandowskit, i cili kishte një pagë prej 25 milionë eurosh në vit, vendin e parë e mori Sadio Mane i ardhur këtë verë nga Liverpooli.

Me rreth 22 milionë euro në vit, Mane është në krye të lojtarëve më të paguar te kampionët gjermanë.

Vendin e dytë e mban Manuel Neuer me 21 milionë euro, ndërsa të tretin Thomas Müller me 20.5 milionë euro.

Më pas vijnë tre lojtarët e krahut Leroy Sane (20 milionë euro), Kingsley Coman (20 milionë euro) dhe Serge Gnabry (19 milionë euro).

Pas tyre vjen Joshua Kimmich me pagë prej 19.5 milionë euro, ndërsa përforcimi i fundit i madh i Bayern Munich, Matthis De Ligt, i ardhur nga Juventusi, do të paguhet 16 milionë euro në vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit