Policët e burgjeve nuk kanë veshje për punë, flet efektivi: I porosisim online, rrogën s’na e rrisin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.08.2022, 16:49

JOQ ALBANIA ka publikuar së fundmi shqetësimet e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët po përballen me probleme nga më të ndryshme, duke filluar nga mosdhënia e shpërblimit për Conference League deri tek mungesa e naftës. Mirëpo, pas publikimit të shqetësimeve në Policinë e Shtetit, janë edhe policët e burgjeve, të cilët prej shumë kohësh nuk marrin as veshje për punë.

Një efektiv i një prej burgjeve në Shqipëri tregon se veshjet i porosisin online, ndërsa nuk ka asnjë përpjekje për rritjen e rrogës. Sipas tij, shumë efektivë po japin dorëheqjen për shkak të kushteve të këqija në punë.

Denoncimi i policit:

Prsh JOQ, desha tju tregoj nje tallje menderet qe po bejne me ne policet e burgjeve ky minsitri jone , ka 3 vjet qe sna japin rroba, kepuce, mjetet e punes, vecse rrofte ALIEXPRES se i blemje aty, kete muaj ministri na ka premtuar qe do marrin rrogen te barazuar me policine e rendit uniformen e re armatimin personal, etj etj dhe sna u dha asgje, sikur te mos mjaftoi kjo na kane bere edhe sherbimin 12 oresh me ushqim me vete nga shtepia, arsyeja ska polic nuk vjen kush per te punuar ne burgje, ! 12 ORE NE BURG JETOJME ME TE DENUAR,! Ushtrise i ka qu rrogen kte muaj edhe 100 mije leke plus, pra sot marrin nga 600 mij lek e neve po na degjenerojn poshterojn piqemi ne diell per 470mij leke. Cdo muaj po lene punen djemte! Anonim ju lutem !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit