Gazeta e madhe serbe “Blic” ditën e sotme ka publikuar një titull të madh në faqen kryesore. “Vetëm luftë të mos ketë”, kështu është hapur e përditshmja serbe, e cila u është kundërvënë deklaratave të presidentit serb Timoslav Nikoliç e kryeministrit Vuçiç.
Në faqen e parë të gazetës janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliçit e Gjuriçit.
“Tani neve na duhen koka të kthjelltë, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”, ishte nëntitulli i kësaj gazete.
Reagimi i të përditshmes serbe vjen pas deklaratave me tone të larta të krerëve kryesor të politikës serbe.