Tuhel bën me “krahë” Armando Brojën: Mund të jetë numri 9 i Chelseat

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 15:31

Armando Broja mund të jetë "9-çi" i Chelseat në sezonin e ri. Kanë qenë fjalët e trajnerit Tomas Tuhel ato që kanë bërë thuajse zyrtar faktin se futbollisti i përfaqësueses shqiptare, nuk do të largohet nga blutë gjatë merkatos së verës, pavarësisht ofertave për të.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen e huazohen, Tuhel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar.

Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Rahem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Çelsit, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.

Gjermani tha:

Nëse luajmë me të njëjtën strukturë si të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Kai Haverc, mund të jetë Sterling mund të jetë Timo Verner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja, i cili tani është në skuadër me ne."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit