Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin më shumë se 8 orë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 13:28

Mërgimtarët kosovarë kanë nisur të kthehen në Perëndim, pas pushimeve në vendlindje.

Bashkatdhetarët kosovarë po përballen deri në 8 orë pritje për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdare.

Në pikën kufitare Merdare janë krijuar kolona të gjata të veturave deri në 5 km për të dalë nga Kosova, kryesisht mërgimtarë që po kthehen në vendet e tyre, raporton gazetademos.Në kufirin me Serbinë, mërgimtarët akuzojnë shtetin fqinj për pritjet e gjata, megjithatë thonë se këto janë bërë të zakonshme dhe se nuk dihet nëse bëhen të qëllimshme për shkak të vendosjes së reciprocitetit për letërnjoftime nga pala kosovare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit