E rëndë/ Gjendet trupi i dekompozuar i një të riu

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 09:55

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Arapaj, Roskovec është konstatuar një ngjarje e rëndë. Dy peshkatarë kanë gjetur trupin e dekompozuar të një të riu në brigjet e lumit Seman.

Ata kanë pikasur trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë mbi tmerrin e parë me sy.

Më pas u bë e mundur nxjerrja e kufomës së dekompozuar në breg. Sipas informacioneve të para, mësohet se bëhet fjalë për një mashkull në moshë të re, por për shkak të dekompozimit të trupit është i vështirë identifikimi.

Fillimisht identiteti i të riut po kërkohet në listat e personave të humbur në këtë periudhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit