Policia angleze kap shqiptarin në shtëpi bari: 25-vjeçari tregon rolin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 23:14

Një 25-vjeçar shqiptar i kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi pretendon se ai është thjesht "kopshtar" dhe nuk ka lidhje me fitimet që vijnë prej kësaj pune. Rolomol Cipi u arrestua në një shtëpi në Seaham, County Durham më 3 korrik. Në këtë shtëpi u gjetën 48 bimë kanabis dhe u zbulua se automati i energjisë elektrike ishte prishur për të anashkaluar shkeljet e tyre.

25-vjeçari shqiptar duke folur përmes një përkthyesi shqip, pranoi akuzat për prodhimin e një droge të klasit B dhe vjedhjen e energjisë elektrike duke treguar rolin e tij:

Unë isha vetëm kopshtar në atë shtëpi.

Gjykata vendosi që Cipi të qëndrojë në paraburgim në pritje të gjykimit të çështjes, në gjykatë më 17 gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit