Pamje vërtet skandaloze mbërritën ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania. Qytetarët e Kukësit në vitin 2022 janë lënë në kushte Mesjete nga kryebashkiaku Safet Gjici.
Me bidona në duar ata çdo ditë mbushin ujë në pushin e xhamisë së fshatit Nange. Sa e trishtë aq edhe zhgënjyese nga kjo qeverie që në pikë të vapës kuksianët torturohen në këtë lloj forme.
Nuk është çudi që të gjithë e kanë braktisur Kukësin… Por një gjë është e sigurt, zgjedhjet lokale janë afër dhe Gjici nuk do ketë më fytyrë t’u kërkojë votat popullit pas këtyre pamjeje.
Qytetarët shkruajnë për JOQ:
“Viti 2022 akoma te mbush uji me bidona ne fshatin nange te kuksit Gici me rri ne zyt me uj 24 or. Tu mvush uje te pusi i xhamise”