Protesta për vdekjen e Jonadës, flasin familjarët: Dhimbja është e madhe, atdhedashuria i kthente në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 19:33

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, që prej orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme ka nisur protesta e qytetarëve pas vdekjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu në plazh nga Arjan Tase. Qytetarët kërkojnë që drejtësia të vihet në vend jo vetëm për Jonadën por edhe fëmijët e tjerë që tani kanë frikë të shkojnë në plazh.

Mes qytetarëve që po protestojnë është edhe Ilirjana Kucana, zajza e dajës së babait të Jonada Avdisë. Kucana në fjalën e saj para mediave tha se dhimbja e Bledit dhe Ermirës(prindërit e Jonadës) është tepër e madhe dhe e rëndë. Ajo tha se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë Jonada ka qenë në breg duke u larë me babain e saj dhe të dy kanë qenë të kapur dorë për dore.

Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.
Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kamë dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë. Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policixsë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit