I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Shqiptari vetëshpallet i pafajshëm me e-mail: Po më shqetësoni familjen!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.08.2022, 17:33

“Nuk jam vrasës dhe nuk kam pasur kurrë armë. Mediat po përhapin akuza të rreme për mua”. Ky është e-maili që Edinjo Pulti i ka shkruar disa mediave në Luksemburg, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edinjo Pulti është në kërkim për vrasje në tentativë më 2 gusht 2020 në Petange. Atë mbrëmje, dy grupe rivale përballen me njëri-tjetrin në një restorant dhe në mes të rrugës fillon sherri brutal.

Pulti, 42 vjeç, akuzohet se ka goditur me thikë dy burra. Sipas policisë, njëri nga burrat ka pësuar lëndime të rënda në pjesën e barkut. Prej janarit të vitit 2021, 42-vjeçari është subjekt i një urdhër-arresti europian dhe ndërkombëtar me urdhër të gjyqtarit përgjegjës për hetimin.

Sipas mediave në Luksemburg, Pulti ndodhet në Shqipëri. Ai është arrestuar njëherë, por është lënë i lirë, pas disa problemeve me procedurat e ekstradimit.

Më konkretisht Pulti ka shkruar:

Lajmet tuaja të rreme po qarkullojnë kudo nëpër media, gjë që ka shkatërruar imazhin tim dhe ka sjellë shqetësime tek familja ime. Shpresoj shumë që pasi hetuesit të zbardhin gjithçka ka ndodhur, ju ta publikoni ngjarjen e vërtetë dhe të tërhiqni akuzat e padrejta që keni publikuar ndaj meje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit