Humbi kontrollin e makinës, vdes një grua në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 16:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Sot është gjetur e pajetë shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe. Kjo e fundit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore dhe është aksidentuar duke gjetur vdekjen.

Policia Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit