NASA zbulon një nga shpërthimet më të fuqishme vullkanike të planetit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 08:29

Në momentin që vullkani nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha'apai shpërtheu më 15 janar, 40 milje (65 kilometra) në veri të kryeqytetit të Tongës, ai krijoi një cunami dhe shpërthimi dërgoi një shtëllungë të lartë uji në stratosferë e cila ndodhet midis 8 dhe 33 milje ose 12 dhe 53 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Uji ishte aq i mjaftueshëm sa mund të mbusheshin 58.000 pishina me përmasa olimpike, sipas zbulimeve nga një satelit i NASA-s.

Zbulimi u bë nga instrumenti Microwave Limb Sounder në satelitin Aura të NASA-s.
Sateliti gjithashtu mati dhe avujt e ujit dhe gazrat e tjerë atmosferikë.

Pasi ndodhi shpërthimi, shkencëtarët u befasuan nga leximet e avullit të ujit.

Ata kanë vlerësuar se shpërthimi dërgoi në stratosferë 146 teragramë ujë.

Një teragram është i barabartë me një trilion gram dhe në këtë rast, ishte e barabartë me 10% të ujit tashmë të pranishëm në stratosferë.

Kjo është gati katër herë sasia e avullit të ujit që arriti në stratosferë pas shpërthimit të malit Pinatubo të vitit 1991 në Filipine.

"Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë," tha autori i studimit Luis Millán, një shkencëtar atmosferik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore, në një deklaratë.

"Duhej të inspektonim me kujdes të gjitha matjet në shtëllungë për t'u siguruar që ato ishin të besueshme."

Për fat të mirë, efekti ngrohës i avullit të ujit pritet të jetë i vogël dhe i përkohshëm dhe do të shpërndahet ndërsa avulli shtesë do të zvogëlohet sipas studiuesve, shkruan CNN.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit