Aktorja e njohur: Kam fjetur me 200 burra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 08:14

Jennifer Coolidge thotë se fitoi shumë para kur u regjistrua për të luajtur mamanë e Stifler në ekskluzivitetin e sagës së filmave amerikanë American Pie.

Aktorja ikonë thotë se roli jo vetëm që e ktheu në yll, por e bëri me shumë partnerë seksualë.

Duke folur për Variety, ylli i White Lotus tha: “Kam pasur shumë kërkesa duke qenë MILF në American Pie. “Kishte shumë përfitime ai film. Dua të them, do të ishin rreth 200 njerëz me të cilët nuk do të kisha fjetur kurrë.”

Coolidge ishte shfaqur në disa filma para filmit legjendar të vitit 1999 për një grup gjimnazistësh që të gjithë donin të humbisnin virgjërinë e tyre para se të mbaronte viti.

Ajo luajti Jeanine Stifler, mamaja e një prej studentëve që përfundon duke fjetur me një nga miqtë e djalit të saj.

Roli ishte po aq ikonik sa vetë ekskluziviteti i filmit dhe ajo e luajti personazhin e saj katër herë, për American Pie, American Pie 2, American Wedding dhe American Reunion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit