Mashtrimi i Ramës/ Polici i Shtetit: Qeveria s’më ka dhënë akoma 200 mijë lekëshin!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.08.2022, 23:11

Premtimet e qeverisë për shpërblimet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët janë dërguar me shërbim larg vendbanimit duket se i kanë mbetur propagandës.

Vetëm pak kohë më parë Edi Rama deklaroi se do të jepeshin shpërblime në vlerën 150% të pagës për punonjësit që janë me vendbanim në një qytet dhe punojnë në një qytet tjetër.

Të shumta janë denoncimet e efektivëve të policisë mbi këtë mashtrim të radhës të bërë nga Rama të premtuar që do të zbatohet që më Janar të 2022.

Një efektiv ka shpjeguar situatën, duke qenë se ndodhemi në muajin gusht dhe asnjë shpërblim nuk i është shtuar rrogës së tij bazë prej 500 mijë lekësh të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit