Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 12:38

Një lajm i trishtë në futbollin italian. Ish-portieri legjendar i Milanit, Viliam Veçi, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Veçi gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Komo, Kaliari dhe Spal.

Vite më vonë ai ka punuar edhe aj trajneri i portierëve te skuadra e Milanit, Juventusit dhe Realit të Madridit, duke qenë pjesë e skuadrave fituese në Ligën e Kampionëve, në vitin 2003 dhe 2014.

Lajmin për humbjen e tij nga jeta e ka bërë me dije vetë klubi i Milanit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit