“Shpëtimi patentës skafit 069 872 ***”/ Shteti jep leje drejtimi për skafe me 300€ në dorë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.08.2022, 23:19

Është kthyer në pazar për jetën dhënia e patentave për mjetet ujore. Jo vetëm që këto pazare janë zbuluar nga mediat investigative, por një zbatim i një praktike të tillë është i njohur mjaft mirë në Shqipëri.

Edhe pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme në Potam, në plazhet e Jugut vazhdojnë të ecin për qejf të tyre trimat me skafe e motore uji duke bërë manovra.

Por a e dini se për të poseduar apo drejtuar një mjet të tillë duhet të jesh i pajisur me patentë dhe leje drejtimi? Këto dokumenta sigurohen me para në dorë për 200-400€ që u jepen instruktorëve shtetërorë të Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Si rregull, kursi duhet të zgjasë 2 ditë për motorët e uji dhe 10 ditë për skafet dhe përfshin edhe mësimin e njohurive ligjore të poseduesit apo përdoruesit të mjetit për lundrimin në det, ku përmendet edhe distanca që duhet mbajtur nga bregu.

Këto rregulla jo që nuk zbatohen, por jepen me para në dorë nga shkollat e licencuara nga kjo drejtori nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Belinda Ballukut.

Shumica e patentave ose blihen me para, ose janë falso. Shteti jo që nuk i kontrollon këto personazhe që po marrin jetë, e jo që nuk zbaton ligjin, por e peomovon atë duke mos vënë dorë tragjedi pas tragjedie.

Apel që të merren masa për pezullimin e patentave falso e zbatimin e plotë të ligjit të vendosur nga qeveria shqiptare që ka bërë gati tufën me lule për vogëlushen 7-vjeçare.

Qytetari denoncon për JOQ:

“Pershendetje Joq mar shkas nga situatat e ktyre skafistave qe po vrasin njerez.

Keto patenten e marin ne Durres dhe ka shume shkolla qe japin patenta me leke pa bere asnje dite guide se karburanti esht i shtrenjte.

Dhe kur japin provimin futen nga tre 4 vete dhe bejn vec nje xhiro pa ja pas haberin.

Policia durrisit dhe vlores duhet te hetoje te gjithe patentat e dhena dhe ti fusi nburg ter kto mostra qe shperndajn leje lundrimi dhe rezultati ja kush eshte.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit