Jo vetëm Asllani, ka sërish derbi edhe për Berat Gjimshitin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 02.08.2022, 19:26

Pas Kristjan Asllanit, Milani dhe Interi po zhvillojnë një tjetër derbi në merkato, madje edhe kësaj here për një futbollist shqiptar.

Dy klubet e Milanos këtë herë kanë si objektiv të përbashkët mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshitin.

Lajmi i bujshëm raportohet nga media pranë klubit bergamask “TuttoAtalanta”, që ka publikuar një artikull.

Aty thuhet se Milani ka përqendruar vëmendjen te futbollisti kuqezi dhe se Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të prezantuar ofertën e parë në ditët e ardhshme.

Në ditët e fundit edhe Interi ishte vënë pas Gjimshitit, me ziklatërit që e kishin piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje.

Tani ata duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit