Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Libonik të bashkisë Maliq. Në media raportohet se një grua e moshuar rreth 75 vjeç, është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
Këta të fundit menjëherë kanë njoftuar qendrën shëndetësore në Maliq dhe kur infermieri ka shkuar te banesa e tyre e moshuara ka qenë pa puls. Pas kësaj familjarēt kanë njoftuar policinë por e moshuara ka dhënë shenja jete. Ajo është transportuar në spital dhe tani po merr ndihmë mjekësore.
E moshuara tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët dyshojnë se ajo kurohej për shkak të Covid 19.