Ekskluzive/ Zbulohet lidhja e killerit Alban Meneri me Edi Ramën  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.08.2022, 19:52

Ditën e sotme një ngjarje e denjë për rubrikën “çmenduri shqiptare” bëri bujë në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Një person me profesionin e nderuar të mësuesit vdiq në mënyrë tragjike pas një sulmi barbar të komshiut të tij, vetëm sepse tentoi të ndërhynte në një sherr ku po dhunohej verbalisht një grua. Arsyeja ishte tepër banale, për një vend parkimi.

Ngjarja është aq ordinere dhe aq absurde sa një mendje normale e ka të pamundur ta konceptojë. Duket sikur vdekja e tij dhe e gjithë kjo ngjarje ka dalë nga ndonjë roman i Franz Kafkës, por jo, fatkeqësisht është thjesht “çmenduri shqiptare”. Killeri, i quajtur Alban Meneri, dhunoi fort komshiun e tij me grushta në qafë e fytyrë aq sa mësuesi i gjorë vdiq i vetmuar në shtëpi nga hematomat pa patur mundësi të shkonte në spital. Madje sipas dëshmive veprimet e killerit bëhen edhe më të rënda pasi ai vazhdonte ta godiste e ta dhunonte mësuesin e gjorë edhe kur ai ishte i shtrirë përtokë.

Banorët e zonës u shprehën se Alban Meneri duhet të kishte patjetër ndonjë lidhje të fuqishme pasi ishin ankuar shumë herë për të e asnjëherë nuk ishin marrë masat nga autoritetet. E pra, si duket, kjo rezulton e vërtetë. Joq Albania mëson ekskluzivisht se bashkëshortja e tij, ka dalë në foto me vetë kryeministrin e vendit, Edi Rama. Siç dihet, të dalësh në foto me Ramën nuk është aq e kollajtë nëse nuk ke ndonjë lidhje apo nuk je pjesë e “Rilindjes”. E pra, killeri i mësuesit me sa duket i paska patur shpatullat e ngrohta. Kjo nuk është aspak çudi, në një vend ku sistemi i ndërtuar nga politika ka shkatërruar thuajse çdo normë morali e sjelljeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit