Studiuesit që studiojnë platforma të ndryshme të mediave sociale kanë zbuluar se algoritmet luajnë një rol kyç në shpërndarjen e përmbajtjes anti-myslimane, duke nxitur urrejtje më të gjerë ndaj komunitetit mysliman.
Përfaqësuesja Demokratike e SHBA-së, Ilhan Omar, ka qenë shpesh objektiv i urrejtjes në internet. Por shumica e urrejtjes së drejtuar ndaj saj përforcohet përmes llogarive të rreme, të krijuara nga algoritmi, ka zbuluar një studim.
Lawrence Pintak, ish-gazetar dhe studiues i medias, drejtoi hulumtimin në korrik 2021, duke parë postimet në Twitter që përmendën kongresmenen amerikane gjatë fushatës së saj.
Një nga gjetjet thelbësore ishte se gjysma e postimeve në Twitter përfshinin "gjuhë të hapur islamofobike ose ksenofobike ose forma të tjera të gjuhës së urrejtjes".
Ajo që është veçanërisht interesante për t'u theksuar është se shumica e postimeve të urrejtjes erdhën nga një pakicë e atyre që studimi i Pintak i quan provokatorë, profile përdoruesish që u përkasin kryesisht konservatorëve që përhapin retorikë anti-myslimane.
U zbulua se nga 20 profilet kryesorë anti-myslimanë, vetëm katër ishin realë.
Përhapja e urrejtjes mbështetej në rrëfime provokatore, duke krijuar komente nxitëse anti-myslimane, të cilat më pas u shpërndanë nga “bots të automatizuar” të krijuar nga algoritmet.