Policia italiane ka arrestuar 5 persona në Romë, përfshirë dhe Matteo Costacurta, të njohur si 'Princi'. 38-vjeçari quhet “Princ” pasi ai mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane. Costacurta ka një shtëpi në Olgiata, drejton një B&B në zonën e San Pietro dhe është i apasionuar pas Polo, si dhe është shumë aktiv nëpër festa.
Sipas mediave italiane, ai kishte një jetë të dyfishtë. Costacurta, së bashku me një burrë tjetër, akuzohen për kryerjen e vrasjes së Alessio Marzani. Daniele Gallarello , një trafikant droge i drejtohet Elvis Demçes (bosin italo-shqiptar) dhe Daniele Corvesi (ish-futbollisti i të rinjve të Lazios) 45 mijë euro për të punësuar një vrasës me pagesë që vret Alessio Marzani.
Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj nga Gallarello, si dëmshpërblim dhe mirëmbajtje, pasi e kishte ruajtur drogën për llogari të personave të tjerë. Demçe dhe Corvesi, punësuan Matteo Costacurta dhe një burrë tjetër (aktualisht ende anonim) për të realizuar planin. Ata planifikojnë operacionin në detaje. "San Pietro" është një nga pseudonimet e Matteo Costacurta, i cili përmendet në përgjimet që janë zbuluar pas ndalimit të Demçes.