Policia në Kosovë ka njoftuar së fundmi se deri më tani nuk kanë marrë raportime për të plagosur as nga ana e shqipatrëve të Kosovës dhe as nga ana e serbëve.
Përmes një njoftimi ata sqarojnë:
Prishtinë, 31 korrik 2022/ Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut. Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Ndërkohë, burime për JOQ ALBANIA kanë bërë me dije se në Mitrovice kanë rënë sirenat e alarmit. Sipas një raportimi të një qytetari, banorët e Mitrovicës janë të frikësuar.
Siç shihet nga videoja e mëposhtme, dëgjohet alarmi si në Ukrainë në kohën kur filloi lufta.
Kujtojmë se në veri të Kosovës ka nisur mbyllja e rrugëve, pak orë para se të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë për reciprocitet në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.