Tragjedi në Liqenin e Ohrit, mbytet një i moshuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 16:28

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i moshuar është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Viktima është identifikuar si 77-vjeçari R.M. nga Pllasnica e Makedonski Brodit.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga plazhi pranë një hoteli në Ohër, ndërkaq ndaj trupit është kryer reanimacion nga ana e Ndihmës së Shpejtë, por që ka rezultuar pa sukese.

“Pas reanimacionit, personi është konstatuar i vdekur nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit