Shpërthen në flakë makina në Rrëshen, i moshuari kap kokën me duar nga trishtimi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2022, 19:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Rrëshenit ku një automjet pasagjerësh ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës. Kanë qenë qytetarët ata që kanë dërguar videon pranë redaksisë sonë.

Pamjet janë me të vërtetë të dhimbshme pasi duket qartë se si makina është përpirë nga flakët, por akoma më të rëndë situatën e bën dëshpërimi i një të moshuari i cili vë duart në kokë nga trishtimi. Sipas dëshmitarëve i moshuari ishte pasagjer në makinën që po digjej. Ndërkohë deri në këto momente raportohet se nuk ka mbërritur as policia dhe as zjarrfikësja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit