Mërgimtarët në udhëtim të rrezikshëm, shoferi i autobusit me telefon në dorë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 18:09

Një shofer i autobusit që po udhëton nga Gjermania për në Kosovë, është kapur në incizim nga udhëtarët me telefon në dorë teksa nget me shpejtësi autobusin plot më mërgimtarë. Në disa momente ai shihet edhe duke shkruajtur në letër me një dorë ndërkohë që bisedon me dikë, njëkohësisht vazhdon ta ngasë autobusin.

Udhëtari që ka preferuar të mbetet anonim, ka thënë për JOQ Kosovën se udhëtarët janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si trajtohen, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtim të gjatë siç është ky, Gjermani-Kosovë.

Udhëtari thotë se ka shumë fëmijë në autobus, ndërsa siguria është minimale, sepse shoferët ngasin duke folur e shkruar në telefon, e bëjnë ndrrimin ndërkohë që autobusi është në ecje në autostradë. Në anën tjetër, sipas qytetarit, në autobus nuk është ndezur as kondicioneri, ndërkohë që shoferi nuk e ndalon autobusin as kur udhëtarët e kërkojnë me patjetër.

Në videot e fotot e dërguara shihet se autobusi është plot me njerëz, ndërkohë nëpër tokë ka plot valixhe, gjë që tregon se nuk plotëson as kushtet minimale për të udhëtuar në rrugë aq të gjata.

Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e plotë që e ka dërguar për JOQ Kosovën udhëtari i cili ndërkohë ishte në rrugëtim për në Kosovë:

"Pershendetje redaksia juaj Joq Kosova. Dua Te lajmroj ne Rast. Nje udhtim nga Gjermania per ne Kosove me Barileva Turist. Tmerr se qa ndodh me kompania udhtimi se qfar silljesh i bajn e Si jau rrezikojn jeten pasagjerve. Valigjet ne rruge nuk munet me dal askush as me hy. I them kompanise se prej dje e sod keni hup shume pasagjer edhe ju kishna lut mi zgjedh shoferat e mos merni shofera pedofila se horre ne krejt Kosoven ju baj edhe merni shofera me pervoj pune e jo shofera se rrijn 24/7 n telefon e mu tute krejt pasagjert se a po pshtojna deri nKosove a jo , e mu ndrru shoferat n autoban pa e nal autobusin hiq kjo nuk asht normale!!!! Ose perndryshe merrmi edhe me ligj me keto raste! E nisin Autobusin prej gjermanie ne koh Pandemie ne vapen Ma te madhe 35-38 temperatura Pa konditioner. Nuk i ndalin Autobusin fare Edhe Nese e kerkon pasagjeri me Lutje Te tera. E ndalin Vetum aty ku e kan ushqimin Pa lek qe ju sellin. 1 her e kan ndal ne Austri Edhe 1 her ne Serbi. Ne jemi Ende tu udhtue Jam me femij Te Vogel per bes kam frike."

Kujtojmë se dy vitete e fundit ka pasur aksidente me fatalitet ku të përfshirë ishin autobusë me shoferë shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit