Bayerni, Chelsea dhe Barcelona kanë qenë 3 klubet që ishin pranë Ronaldos këtë merkato vere, por ato kanë qenë të pa interesuara për ta transferuar portugezin.
Në këto kushte, është radha e Napolit që të futet fuqishëm në garë për ta mbyllur një transferim të tillë.
Italianët duan ta shndërrojnë 37- vjeçarin në një ikonë të klubit dhe mendojnë se ai do të sillte një popullaritet të jashtëzakonshëm, të krahasueshëm me atë të Diego Armando Maradonës.
Presidenti De Laurentis dhe agjenti i lojtait, Mendesh kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe Kristiano është gati të ulë edhe rrogën, mjafton që të largohet nga “Old Trafford”.
Napoli e pret, të shohim a do mbyllet me sukses ky transferi...