Burri: Lija e majmunit kap vetëm gayt, vura flamurin kundër LGBT te dera t’më mbrojë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2022, 19:04

ARTIKULL SATIRIK NGA THE BABYLON BEE

Teka ka shpërthyer masivisht virusi i lisë së majmunit nëpër banjat e homoseksualëve e në të gjithë vendin, një burrë i dëshpëruar nga Los Angeles vari një flamur të "krenarisë së drejtë" mbi derën e tij me shpresën se virusi do të kalojë mbi shtëpinë e tij dhe nuk do ta prekë.

"Teksa murtaja e lisë së majmunëve godet fqinjët tanë, ne do të jemi të mbrojtur dhe Engjëlli i Vdekjes së Lisë së majmunëve do të kalojë mbi ne," tha ekzekutivi lokal i reklamave, Marcus Smithson para mediave.

“Pas Covid-it, çmimeve të benzinës, e vështirësive financiare që kemi duruar gjatë viteve të fundit, vendosëm se ishte koha të përgatiteshim për çdo shkatërrim që po vjen.”

Smithson shtoi se pavarësisht se disa fqinjë reklamojnë metoda alternative të përgatitjes, "ky flamur do të sigurojë që asnjë virus i lindur nga lidhjet e të njëjtit seks të mos hyjë në këto dyer".

Deri në kohën e publikimit të këtij artikulli, Smithson ishte i sigurt nga lija e majmunit, por shtëpisë së tij i vunë flakën në shenjë hakmarrjeje aktivistët e LGBT për varjen e flamurit "homofobik".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit