“Ish-zv/ministri Alban Zusi na shkatërroi jetën! Derdh zorrët e kompanisë në Lumin Drin!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2022, 16:44

Një sërë qytetarësh të Lezhës kanë denoncuar kompaninë PetFood të ish-zv/ministrit të Bujqësisë Alban Zusit. Banorët e zonës shprehen se Zusi derdh zorrët, mbetjet e kompanisë së tij në lumin Drin dhe nga era e keqe detyrohen të mbyllin dyer e dritare në pisk të vapës.

Banorët shprehen se iu është bërë jeta ferr nga era e mbetjeve që kompania e ish-zv/ministrit derdh gjatë natës në Drin e për këtë nuk reagon as Policia pasi nuk e quan kompetencë të tyren.

Ndër të tjera thonë se nuk ngrihen as në protesta pasi i arreston Pjerin Ndreu i cili shkon dhe e përuron. Kompania është subjekt përfitues i shumë parave publike nëpërmjet tenderave.

Denoncimi i qytetarëve:

”Pershendetje JOQ Kto pamje qe ju dergojme jane ne mes te Lezhes ne lagjen Skenderbeg. Fabrika PetEat (apo PetFood)ne pronesi te ish zv.ministrit te bujqesise Alban Zusi po na shkaterron jeten.

Cdo dit perballemi me te tilla pamje por kjo eshte me e pakta sepse era qe vjen nga kjo fabrik po na smur rend. Cdo nat ujrat derdhen ne lumin Drin dhe ne shtepiat tona eshte e pamundur te jetosh, ne gjith kte vap detyrohemi te mbyllim dyer e dritare nga era keqe.

Kemi me mijra video e fakte ndaj ksaj padrejtessie qe na behet por policia nuk na merr per baze edhe kur e marrim thot se nuk eshte puna e saj pavarsisht se neve po na cenohet liria qe te marrim frym apo te jetojm ne pasterti.

Ne vendet e botes kjo fabrik ndodhet neper vende te shkretuara ne menyr qe ms te demtohet askush por shteti yn shqiptar nuk pyt madje vijn dhe e perurojne.

Nuk mblidhemi dot as per protesta sepse kryetari kompanis jep urdher policise te na arrestoje. Ju lutem postojeni qe qeveria te beje dicka me kte gje”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit