Pashk Rrapi trafikoi drogë me vlerë 2 MLN €

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2022, 12:28

Ditën e djeshme u bë sekuestrimi i pasurive të Pashk Rrapit, mikut të Erion Veliajt në përfitimin e tenderave publikë me anë të kompanisë së tij Alesio 2014. Atij iu sekuestruan 6 biznese, disa resorte, apartamente dhe makina luksoze AMG, CLS e S-Class.

Sipas Gjykatës së Posaçme, pasuritë e shumta të Rrapit të cilat janë sekuestruar, janë objekt i ligjit antimafia. SPAK ka dalë në përfundimin se 23 subjeket e sekuestruara janë ngritur me para droge.

Të ardhurat e ligjshme të Rrapit, sipas gjykatës, janë më të vogla se vlera reale e pronave që ai posedon. Ndër të tjera thuhet se 50 kg heroinë që ai shiti me grupin e strukturuar kriminal në Spanjë kapte vlerën e 2 MLN €.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit