“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.”, shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa janë ndalur edhe tek aktiviteti kriminal i bandave shqiptare.
Ekuadori dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale, duke shtuar se i kanë shtrirë tenatakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore.
E para, është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco ështhë i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros; Los Lobos dhe Los Tiguerones .
Tjetra e cila shihet edhe më e rrezikshmja është mafia shqiptare që theksohet se filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.
Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.