Shkon tek Aquadromi që reklamoi Veliaj, nëna sheh tmerr me sy kur fëmija çahet keq tek pishina e rrezikshme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.07.2022, 21:51

Një ngjarje e rëndë e cila mund të përfundonte edhe më keq, i ka ndodhur një nëne me fëmijën e saj tek pishinat e Aqudromit të TIranës. Ky kompleks pishinash ndodhet pranë digës së Liqenit Artificial.

Vetëm pak ditë më parë Veliaj doli në media duke thënë se tashmë kompleksi i kalonte shtetit dhe se shteti, në këtë rast Bashkia Tiranë, disa i bën edhe më mirë se privati. Mirëpo për fat të keq kjo nuk rezultoi aspak e vërtetë, dhe këtë më mirë se kushdo e di një fëmijë i gjorë i cili pa tmerr me sy tek pishina e këtij kompleksi. Për shkak të të rrezikshmërisë së rrëshqitëses, fëmija u dëmtua dhe u ça rëndë në këmbë.

Në vijim denoncimi i nënës:

Pershendetje Joq Albania, dua te bej nje denoncim per pishinen te Aquadrom sepse nuk deshiroj sic ndodhi me femijen tim, ti ndodhi dikujt tjeter. Per mos ta zgjatur me shum sepse fotot tregojne rrezikshmerine. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit