Barcelona thjesht nuk di të ndalet në këtë merkato vere. Pas firmave me Levandovskin dhe Rafinjën, së fundmi te klubi katalanas ka zbarkuar një tjetër supergoditje.
Në "Kamp Nou" sot është prezantuar edhe mbrojtësi i talentuar nga Franca, Zhyl Kunde. Katalanasit mposhtën konkurrencën e Çelsit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar.
Barcelona do t’i paguajë Sevillas 50 milionë euro dhe 10 të tjera bonuse, ndërkohë që Kunde do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Xavit për t’u përgatitur për sezonin e ri.