Trifon Murataj, lordi i kokainës Bana King nxjerr nga burgu zarat në Portin e Durrësit, vazhdon misioni ekuadorian

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.07.2022, 19:01

49 arka me banane u zhduken pak ditë më parë në mënyrë të mistershme në Portin e Durrësit. Ngjarja u raportua shumë pak dhe nuk pati asnjë reagim publik mga instancat shtetërore. Brenda tyre dushoj se fshihej një ngarkesë me mbi 800 kg kokainë, që avulloi.

Sërish, famëkeqja që vetëm banane nuk transporton, “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”, Trifon Murataj ishte ajo që dispononte edhe këtë radhë kontejnerin. E përlyer në histori trafikimi droge çuditërisht pronarët e kësaj kompanie jo vetëm janë të lirë dhe vazhdojnë të transportojnë drogë të kamufluar nën banane, por shteti liron edhe zarat e tyre.

Për trafikun e organizuar të drogës në Portin e Durrësit kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, por ajo që hedh hije dyshimi është fakti se vula e sigurisë i është vënë kontejnerit nga punonjësit në Port dhe jo në momentin që ishte ngarkuar.

Ditën e sotme 8 të arrestuarit e fundit të Portit të Durrësit të cilët abuzuan me detyrën dukw lënë kontejnerët me drogë të kalonin, janë liruar. 12 kolegë të tyre u liruan më parë, vetëm pak pasi u arrestuan. Punonjësit e Pirro Vëngut janë të lirë dhe nën dispozicion të lordit që nuk hetohet nga shteti.

Afrim Shehu është prokurori që ka kërkuar nga gjykata e Durrësit që të ndryshojë masa e sigurisë për punonjësit e arrestuar nga “arrest në burg” në detyrim paraqitjeje. Ai po ashtu ka hequr edhe masën e “pezullimit të ushtrimit të detyrës” ndaj këtyre punonjësve duke i rifutur në Port në shërbim të Trifon Muratajt të BanaKing.

Po ashtu dy punonjës të Muratajt janë lënë të lirë ndërkohë në emër të tyre ishte destinuar ngarkesa me banane. Bëhet fjalë për Altin Muhametajn dhe Nazmi Allgjatën.

Trifon Murataj dhe milionat e tij të kokainës së shitur në Ekuador nxorrën nga burgu të birin Marsel Muratajn pasi i vunë byzylykët vitin e kaluar pasi gjetën kokainë në një magazinë në Vaqarr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit