Cllevio dhunon me shkelma LIVE në Instagram qenin e tij Pupi, e kap dhe e tërheq zvarrë: Të thyej në mes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.07.2022, 07:51

Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem madhor. Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre e sjelljes jonjerëzore nga qytetarët. JOQ Albania ka publikuar shumë herë raste të shumta, ku persona të ndryshëm shfaqin një sjellje brutale me kafshët. Së fundmi një video tronditëse nga një person publik që kohët e fundit ka marrë famë me sherret që ka pasur me kolegët, tregon qartë keqtrajtimin pa mëshirë ndaj kafshëve shtëpiake.

Bëhet fjalë për Cllevion, ose Kleviol Ahmetaj, reperi i cili u dhunua me grushte e shkelma nga Noizy, Cllevio si duket nuk ka dhe aq forcë që të rrahë “shokt gjujtsa” ashtu siç i quan ai dhe ia shfry qenit të tij Pupi. Mbrëmë në një video live, pas takimit me Stresin në banesën e tij, Cllevio doli duke ekspozuar bluzën dhuratë nga Noizy duke ironizuar jakën e saj. I irrituar nga rrëmuja që kishin bërë shokët e tij në shtëpi, Cllevio për një moment të gjithë zemërimin me ta, ia shfryu qenit të tij Pupi i cili ishte duke luajtur me një shishe uji plastike, mirëpo zhurma shqetësoi Kleviolin duke e nxjerrë nga vetja e duke goditur qenin me shklem, duke e kapur për qafe dhe duke e ofenduar.

Ai dëgjohet në video live duke i thënë: “Do të thyej në mes o zhulaq.” Reperi ngrihet i acaruar dhe i shko qenit nga pas duke i thënë ‘lango' dhe duke i rënë me shkelm tek porta e shtëpisë së tij. Qeni struket i frikësuar ndërsa trajtohet nga Cllevio në mënyrë brutale. Vlen të theksohet se fjalori i reperit ndaj qenit lë për të dëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit