Një qytetar nga Librazhdi ka denoncuar në redaksinë e JOQ prerjen e disa pemëve disa-vjeçare.
Qytetari shkruan se një eskavator ka shkulur pemët e mëdha që ishin mushkëritë qytetit dhe dyshon se aty do bëhet një pallat.
Qytetari tregon se në lidhje me ngjarjen tentoi të bênte edhe denoncimin në komisariatin dixhital, por ai nuk punonte.
Denoncimi:
Pershendetje Jeta Osh Qef, Mbrapa Bashkise Librazhd nje skllavator, makineri e rende hoqi disa peme. Pemet ishin te medhaja dhe kane vite aty qe eshte nje si mini pyll i vogel, mushkeri brenda qytetit. Pemet kercisnin sikur qanin mu duk. Shume turp dhe kjo gje ndodh mbrapa zyrave te bashkise. Bera denoncim te komisariati dixhital, nuk punonte. Nuk arrita ti beja video pasi ishin momentet e fundit dhe gjithcka ndodhi shume shpejt.
Ju lutem publikojeni anonim pasi ketu eshte komunizem akoma. Nuk kam info. Disa thone eshte projekt per pallat...

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.