A kontrollohet VMRO-DPMNE-ja nga Gruevski?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2022, 13:30

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Dwutche Welle ka komentuar akuzar e LSDM-së pas vizitës që ai realizoi me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Mickoski thotë se në takim me Orbanin nuk është biseduar për të arratisurin Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilanitit në Hungari.

“Ato akuza janë qesharake dhe tregojnë vetëm pafuqinë e LSDM-së dhe instalacioneve të tyre që kanë për qëllim përhapjen e propagandës së tyre të rrejshme.

Mund të parashikoheshin reagimet e LSDM-së, ato janë të njëjtat copy-paste nga hera e fundit që takova Orbanin.

E kanë të qartë edhe ato instalime prapa të cilave qëndron interesi i LSDM-së, se po vjen VMRO-DPMNE dhe tani përmes këtij presioni apo të ngjashëm ato instalime duan të fitojnë qasje”, tha mes tjerash Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit