Detaje nga aksidenti në Shkodër/ Çifti shqiptar përplasi me motor çiftin kroat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.07.2022, 10:45

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave u shënua mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit, në hyrje të Shkodrës.

Sipas informacioneve, një çift shqiptarësh përplasën me motor një çift kroatësh të cilët për pasojë u rrëzuan nga motori në rrugë.

Drejtuesit e motoçikletave kanë mbetur të plagosur e po ashtu edhe shoqëruesi i motoristit kroat.

Burime për JOQ, konfirmuan se shkak për aksidentin u bë çifti shqiptar të cilët udhëtonin në një motor më të vogël dhe i prenë rrugën kroatëve.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, teksa gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende me dije.

Klikoni këtu për të parë videon e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit