10 MLN € dëm/ Kandilët vijnë në Mesdhe, bëjnë turistët të largohen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.07.2022, 09:30

Në një artikull të fundit, shkruhet se kandilët janë kthyer në tmerr për autoritetet në gjirin e Haifës në Izrael. Kjo pasi kandilët kanë çorientuar zinxhirin ushqimor detar dhe në zonë është ngritur alarmi.

“Uji po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe kandilët vijojnë të shtohen. Ata shkaktojnë dëm të madh pasi konkurrojnë për ushqim me peshqit që rriten në këto gjire.”-thonë autoritetet izraelite.

Brigjet janë pushtuar nga jovertebrorët duke shkatërruar turizmin e duke i bërë ato të paaksesueshme për turistët. Dëmi i përllogaritur është 10 MLN €.

Organizata për mbrojtjen e mjedit ISE, ka raportuar se tufa masive kandilësh kanë kaluar nga Kanali i Suezit.

Këto gjallesa janë drejtuar drejt Mesdheut teksa janë larguar nga Deti i Kuq për shkak të ujërave që ngrohen çdo ditë e më shumë.

Sipas raportimeve të qytetarëve edhe plazhi i Golemit është pushtuar nga kandilët duke e bërë bregun e paaksesueshëm për pushuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit