Një 10-vjeçar është goditur nga kali mbrëmjen e sotme. 10-vjeçari nga një fshat i Maliqit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.