E kafshoi në Botëror, Suarez bëhet shok skuadre me Kielinin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 17:52

Luis Suarez do jetë shok skuadre me Kielinin, të cilin e kafshoi në shpatull gjatë Botërorit të Brazil 2014 dhe ngjarja u komentua masivisht nga mbarë opinioni sportiv.

Duket se sulmuesi uruguaian ka marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij dhe duket se ka zgjedhur ta vazhdojë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bën me dije gazetari i ESPN, Tejlor Tuellmen, Suarez ka pranuar të bashkohet me skuadrën e MLS, Los Anxhelos FC.

Aty ai do të gjejë aty rivalin me të cilin është përballur përgjatë karrierës së tij, por edhe Gareth Balen.

Duket se çdo gjë është harruar dhe Suarez tahmë do të bashkohet me klubin përtej oqeanit, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për të fituar titullin kampion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit