Andrzej Izdebski u gjet i pajetë mesditën e 20 qershorit 2022 në një apartament tek pallatet “Agimi” dhe kjo si pasojë e një ataku kardiak. Andrzej Izdebski kishte një partneritet me ish-shefin e inteligjencës ushtarake shqiptare dhe në vendin tonë kishte ardhur për të shitur respiratorë.
Mediat polake shkruajnë se tregtari ‘mbret’ i armëve i detyrohej shtetit polak me miliona. Gruaja e polakut shprehet se dy ditë para vdekjes së tij, Andrzej është ankuar për dhimbje. Andrzje Izdebski ishte një ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut. Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër, pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve. I ndjeri erdhi në Shqipëri pasi do të bënte tregti armësh përmes kompanisë të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë.