Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Marteneshit.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur sot.
I plagosur ka mbetur shtetasi Maksim Beça 57-vjeç nga Bulqiza.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.