Si dikur në “El Clasico”, Messi dhe Ramos “xixa” në stërvitje

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 14:00

Lionel Messi dhe Sergio Ramos ndoshta kanë harruar që janë shokë skuadre dhe janë duke luajtur dhe stërvitur së bashku në Paris Saint-Germain.

Ata ishin rivalë të ashpër për kaq shumë vite gjatë periudhës së tyre te Barcelona dhe Real Madridi.

Gjatë një seance të hapur stërvitore të PSG-së, Messi dhe Ramos kthyen orën te "El Clasico" në një moment.

Messi e kaloi qendërmbrojtësin me një prekje të bukur përpara se ta godiste topin në këndin e poshtëm me këmbën e tij të djathtë.

Por amerikano-jugori fillimisht u pengua pasi kaloi Ramosin, i cili e kapi atë me këmbën e tij të shtrirë.

Pasi shënoi, Messi u kthye dhe u pa duke folur me Ramosin, madje jo në mënyrë të qetë, pasi vërtet dukej shumë i acaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit